Kiçmari: Marrëveshja për Asociacionin ishte gabim

22:33 | 30 Prill 2019
Arbresh.info

Ish-ambasadori, Sabri Kiçmari ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe në Bruksel ka qenë gabim.

Ai në televizionin publik ka shprehur pikëpamjet e tij për Samitin e Berlinit dhe çështje të tjera.

“Asociacioni ka qenë ndër gabimet më të mëdha që kanë bërë përfaqësuesit në dialog. Në rrafshin konstitucional ne kemi një adut në dorë, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë marrëveshjen. Nuk është demokratike dhe në trendin bashkëkohor që të krijohen mekanizma monoetnik, në vend se të krijohen mekanizma qytetarë. Do të thotë është kthim në të kaluarën”, ka thënë ai.

Kiçmari ka theksuar se Merkel e Macron do të vendosin një tempo tjetër në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, çështja e korrigjimit të kufijve më nuk do të jetë opsion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme