Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka përmendur ligjet të cilat sipas tyre kanë mbetur “të bllokuara” në Gjykatën Kushtetuese.
Njëri nga ligjet e përmendura është edhe ligji i dërguar në Kushtetuese nga LDK-ja për çmime tavan, ligj ky i cili, sipas deputetes Kica-Xhelili nuk ëhstë i vetmi të cilin e ka dërguar partia, shkruan Arbresh.info.
“Thash t’I tregoj që i keni harruar edhe dy”, ka shkruar Kica Xhelili teksa përmendi Ligjin për Këshilli Prokurorial dhe atë për zyrtarë publik.
“Atë për Këshillin Prokurorial, që nuk lejon ta shantazhoni prokurorinë; dhe Atë për zyrtarë publik, që nuk lejon ta shkatërroni administratën publike.”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.
“Rrnoftë kushtetutshmëria!”, përfundoi deputetja opozitare.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se një mori ligjes kanë mbetur të bllokuara të cilat janë dërguar muaj më parë në Kushtetuese nga opozita.
Tutje në postimin e tyre është thënë se opozita po përdor secilin mekanizëm për të luftuar reformën e nisur me 14 shkurt 2021./Arbresh.info
LVV: Opozita po përdor secilin mekanizëm për të luftuar reformën e nisur me 14 shkurt 2021
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë bashkërendim me pr...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...