Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar për sulmin ndaj Valon Sylës, që ndodhi mbrëmjen e së martës.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Kica-Xhelili tha se kufizimet e lirisë së shprehjes në raport me cënimin e të drejtave të tjetrit rregullohen me ligjet ekzistuese.
“Liria e shprehjes sikurse garantohet, mbrohet edhe me Kushtetutë e ligje. Kufizimet e lirisë së shprehjes në raport me cënimin e të drejtave të tjetrit, qoftë edhe nga gazetarët, njësoj rregullohen me ligje ekzistuese. Këto cënime nuk trajtohen në rrugë. As nuk gjykohen njëanshëm. Aq më pak – dhunshëm”, ka shkruar Kica-Xhelili.
Kica-Xhelili ka thënë që vetëgjyqësia nuk ka vend në vendet demokratike teksa shtoi se nuk ka justifikim, përjashtim e as amnistim.
“Vetëgjyqësia nuk ka vend në shtetet demokratike. Pikë. Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme të drejtpërdrejta në sulm të lirisë së shprehjes. Sulm të demokracisë. Sulm të asaj që është qenësore në mirëmbajtjen e një shteti të së drejtës që edhe ashtu është i cënueshëm. Nuk ka justifikim, nuk ka përjashtim e nuk ka amnistim”, ka shtuar Kica-Xhelili./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...