Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rastin e 2 vjetorit të ardhjes së LVV-së në qeveri ka filluar t’i numëroj ato që kjo parti i quan “dështime të partisë në pushtet”.
Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka folur për drejtësi me ç’rast ka folur për Vetingun, Byronë, dinjitetin në drejtësi dhe padinë për gjenocid.
“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”, ka thënë ndër të tjerash deputetja Kica Xhelili.
Ajo po ashtu ka theksuar se Qeveria “uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid”.
“Përkundrazi pushteti u pajtua për tejkalim të së kaluarës. Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës”, ka deklaruar Kica-Xhelili./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...