Google ADS

Kica-Xhelili, Kurtit: Ose nuk e ke kuptuar kurrë çka është Vettingu, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë

14:24 | 27 Mars 2024
K.B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Doarsa Kica-Xhelili, e ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti lidhur me formimin e procesit të Vettingut në drejtësi.

Sipas saj, Kurti nuk e ka kuptuar kurrë se çfarë është Vettingu.

Deputetja thotë se Kurti e ka dëmtuar procesin e Vettingut, dhe se nuk ka njohuri rreth tij.

“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan Vetting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër Vettingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash Vetting”, shkruan ajo në Facebook.

Ajo i thotë Kurtit që të tregojë arsyet që pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde.

“Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai Vettingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, shkruan deputetja e LDK-së./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti: Pritja për shqyrtimin e Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Kushtetuesja po vazhdon për më shumë se 1 vit

Të ngjashme