Kica – Xhelili i reagon ministres Haxhiu: Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik

15:14 | 10 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të Qeverisë së Kosovës.

Ajo e ‘këshilloi’ Haxhiun që herën tjetër të kandidojë në ndonjë shtet që nuk e përfillë kushtetutën.

“Na vjen keq”, Ministre! Herën tjetër kandido në ndonjë shtet anarkik që nuk përfill kushtetutshmërinë, e ndoshta s’po të pengon më kushtetutshmëria e Republika. S’ke faj ti, jo”, ka shkruar Kica – Xhelili./Arbresh.info/

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese e Kosovës pengon reformën në Drejtësi dhe sektorët tjera

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme