Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas videos së këtij të fundit për doracakun për Edukimin Seksual.
Kurti në video tha se hartimi i doracakut “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë Kica-Xhelili ka kërkuar nga Kurti që të mos shpif, duke thënë se ‘përmbajtjen e doracakëve e keni shkruar vet, miratuar vet dhe publikuar vet’.
Ajo ka kërkuar që të mos mbrohen dhe të mos i ikin përgjegjësisë.
LEXO EDHE:
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as tekste shkollore
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...