Doarsa Kica-Xhelili, e cila sot e zyrtarizoi kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia Guxo ishte e njohur për dorëheqjen e saj muaj më parë, jo vetëm tani ditëve të fundit.
Në një rrëfim në Rubikon, deputetja ka deklaruar se Donika Gërvalla dhe Faton Peci, të dy drejtues të Guxo, ishin të informuar për largimin e saj.
“Njoftimin për tërheqjen, para se të ndodhë kjo që ka ndodhur këto ditë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci e dinin se nuk do të merresha më me Guxo, një muaj apo dy muaj para dorëheqjes reale, më 5 gusht ua dorëzova edhe dorëheqjen zyrtare me shkrim”, ka thënë Kica.
Ajo tregoi edhe arsyen se pse nuk u deklarua për media pas raportimeve për dorëheqjen e dhënë.
“Sapo shkova për pushime, doli në media se jam larguar nga Guxo. Nuk jam përgjigjur sepse për mua korrektësia është shumë e rëndësishme, një copë rrugëtim e kam bërë bashkë me Guxo. Rrjedhimisht, ajo çfarë kam thënë është se do të pres derisa të përmbyllen të gjitha procedurat e kuvendeve zgjedhore. Kjo ishte edhe ajo që ua premtova se do ta bëj”, ka thënë Kica.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit