Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica- Xhelili, iu drejtua opozitës me pyetjen se nëse nuk keni asgjë për të fshehur për kontratat njëburimore pse nuk po e votojnë komisionin hetimor.
Deputetja tha se fakti që po rezistojnë çdo komisioni hetimor, do të thotë shumë për ta.
“Problemi është që nëse ju kujtohet ka qenë diku 600, 000 mijë euro vlerë e disa kontratave njëburimore tre vjet me rend keni organizu protesta për 600,000mijë euro. Çka ndodhi me 209 milionë, ku i keni protestat. Dmth diçka për të cilën më herët jeni qa, pot po qeshni”
“Problemi s’paska qenë me marrë vesh si janë bërë kontratat, problemi paska qenë kush i ka bërë kontrata. Pse po ju pengon komisioni parlamentar nëse nuk keni asgjë me fsheh. Nëse ne do të dëshmohemi që e kemi gabim, pse s’po e votoni komisionin hetimor. Fakti që ju i rezistoni çdo komisioni hetimor, thotë shumë për juve”, tha deputetja.
Tutje ajo tha se justifikimi i vetëm është që komisionet po bëhen kot sipas pozitës.
“ I rezistoni komisionit për Ministrinë e Punëve të Jashtme, për monstarat e Astrit Deharit, për kontratat njëburimore, dhe justifikimi i vetëm që po bëni është se janë komisionet kot. Mua më vjen keq për disa deputetë që mendoj që deri diku e kanë një dozë të integriteti që aq lehtë po bien pre e kondratiktorëve të Lëvizjes Vetëvendosje që po ndryshojnë edhe vetë. Veç identiteti i ka mbet në letërnjoftim se njerëzit e njëjtë nuk janë më”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...