Khalilzad: Kosova ka shënuar progres të madh në 10 vitet e fundit (VIDEO)

12:03 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-së në OKB në kohën kur është shpallur pavarësia e Kosovës, Zalmay Khalilzad është dekoruar sot nga presidenti Thaçi me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Khalilzad tha pas dekorimit se ndihet i nderuar nga presidenti Thaçi dhe populli i Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se ishte në Kosovë 10 vite më parë dhe se prej atëherë është shënuar progres i madh në Kosovë.

“Kosova është e pavarur, është duke ndërtuar institucione të shkëlqyera. Kosova është pranuar si shtet i pavarur nga shtetet më të rëndësishme në botë. Ekonomia e Kosovës po perfomon mirë dhe Kosova është duke punuar në përmirësimin e raporteve me Serbinë.  Në këto pak vite Kosova ka shënuar progres të madh”, u shpreh ambasadori Khalilzad./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1455430931188661/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme