Këshilli Gjyqësor i Kosovës së bashku me kryetarët e gjykatave, kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me ç’rast KGJK ka autorizuar kryetarët e gjykatave që varësisht nga gjendja në objektet e Pallatit të Drejtësisë, të vendosin për reduktimin e punës, për shkak të temperaturave të larta.
“Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e krijuar në Pallatin e Drejtësisë, si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri në 35 gradë celsius. Në këtë situatë, gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës janë duke punuar në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se KGJK dhe kryetarët e gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, me datë 24 korrik 2023, i’u drejtuan me letër të hapur Kryeministrit Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrit, Besnik Bislimi, Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Duke shpresuar që institucionet përkatëse do të ndërmarrin masa të menjëhershme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i gatshëm për të bashkëpunuar me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe krijimin e kushteve elementare për punë, në të kundërtën do të dëmtohen një numër i konsiderueshëm i proceseve gjyqësore në zhvillim e sipër dhe do të pamundësohen shërbimet për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...