Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që të reduktohen esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të gjitha Gjykatat e Kosovës.
Ky vendim i KGJK-së është bërë i ditur sot përmes një njoftimi për media, pas raportimit për 5 raste pozitive me Koronavirus në Kosovë.
Po ashtu në vendimin e nxjerr nga KGJK kërkohet që kryetarët e Gjykatave të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten./arbresh.info
Vendimi i plotë:
KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS (KGJK), në bazë të nenit 108 të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës, nenit 7 të Ligjit Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe
në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus Covid-19, me datë 15 mars 2020, nxjerr këtë:
V E N D I M
të gjitha Gjykatat e Kosovës.
kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave
për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës
në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten.
III. Autorizohet Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të
reduktojë esencialisht stafin në zyre dhe të realizojnë vetëm veprimtaritë esenciale
administrative në kuadër të Sekretariatit.
aktivitetet dhe punën e tyre t’i realizojnë nga vendet e tyre të banimit përmes formave të
ndryshme të komunikimit elektronik.
të Kosovës.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit