KGJK redukton të gjitha aktivitet: Gjykatat të punojnë vetëm në raste të natyrës urgjente

14:46 | 15 Mars 2020
L G

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka marrë vendim që të reduktohen esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe të gjitha Gjykatat e Kosovës.

Ky vendim i KGJK-së është bërë i ditur sot përmes një njoftimi për media, pas raportimit për 5 raste pozitive me Koronavirus në Kosovë.

Po ashtu në vendimin e nxjerr nga KGJK kërkohet që  kryetarët e Gjykatave të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten./arbresh.info

Vendimi i plotë:

KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS (KGJK), në bazë të nenit 108 të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, nenit 7 të Ligjit Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe

në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus Covid-19, me datë 15 mars 2020, nxjerr këtë:

V E N D I M

  1. Reduktohen esencialisht të gjitha aktivitetet në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe

të gjitha Gjykatat e Kosovës.

  1. Kryetarët e Gjykatave të caktojnë gjyqtarët dhe stafin administrativ të mjaftueshëm për të

kujdestaruar dhe realizuar vetëm veprimtaritë e natyrës urgjente, ato të caktimit të masave

për sigurimin e prezencës së të pandehurve-paraburgimit apo masave tjera, rastet e dhunës

në familje, masave tjera si dhe rasteve tjera urgjente që eventualisht mund të paraqiten.

III. Autorizohet Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të

reduktojë esencialisht stafin në zyre dhe të realizojnë vetëm veprimtaritë esenciale

administrative në kuadër të Sekretariatit.

  1. Në të gjitha rastet kur është e mundur dhe e lejuar me ligj, të punësuarit e sistemit Gjyqësor

aktivitetet dhe punën e tyre t’i realizojnë nga vendet e tyre të banimit përmes formave të

ndryshme të komunikimit elektronik.

  1. Masat e theksuara në këtë vendimi do të vlejnë deri në një vendim të ri të Këshillit Gjyqësor

të Kosovës.

  1. Ky vendim hyn në fuqi me datën 16 mars 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme