Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka pranuar një kopje të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me Vendimin e Këshillit Gjyqësor, të datës 06 mars 2017, në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, thekson se KGJK-ja është duke analizuar Vendimin dhe sa më shpejtë që është e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i përkushtuar, siç ka qenë gjithmonë, që të sigurojë sundim të ligjit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka anuluar zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci.
Në bazë të anulimit, është miratuar kërkesa e Valdete Dakës dhe e mbrojtësit të saj, Artan Qerkini.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...