Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hartuar një plan të ri për Departamentin Special të Gjykatës Themelore që parasheh më shumë resurse dhe planifikim të rasteve. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, tha për RTK-në, se nga janari do të miratohet kjo rregullore, dhe hapja e një konkursi të ri për shtimin e gjyqtarëve në këtë departament, do të bëjë që çështja e krimeve të luftës të ketë prioritet të lartë në këtë gjykatë.
Pas ngritjes së aktakuzave të shumta nga Prokuroria e Kosovës për krime lufte, Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special, i është shtuar volumi i punës. Aktualisht ka pak gjykatës e shumë proceseve gjyqësore, por kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj, tha se është realizuar një draft i rregullores që parasheh një rishikim të Departamentit Special me më shumë resurse dhe planifikim të rasteve që janë në kompetencë të këtij departamenti.
Zogaj tha se në fund të muajit janar do të miratohet rregullorja dhe do të hapet një konkurs i ri për gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Departamentin Special.
“Tani janë diku 9 gjyqtarë, derisa parashohim që numri të shkojë deri në 13-14 gjyqtarë në Departamentin Special, duke u siguruar që departamenti të ketë kapacitete të plota për t’i trajtuar të gjitha rastet e krimeve të luftës dhe të gjitha rastet që janë në kompetencë të këtij departamenti”, theksoi Zogaj, transmeton RTKlive.
Ndryshimet ligjore kanë mundësuar gjykimin në mungesë për krime lufte por për trajtimin e rasteve në Departamentin Special në Gjykatën Themelore kërkohen gjyqtarë të specializuar, për çka Zogaj tha se bashkë me partnerët do të iniciojnë trajnime shtesë.
“Natyrshëm që kemi shumë partnerë dhe kemi mbështetje për të marrë trajnime të duhura të gjyqtarëve, pavarësisht që janë mbajtur shumë trajnime, por do të sigurohemi që edhe gjyqtarët e ri që janë pjesë e këtij departamenti të kenë trajnime të duhura, të kenë përvojën dhe eksperiencën e nevojshme për të trajtuar këto çështje pa asnjë problematikë”, tha ai.
Rregullorja e re parasheh që të ketë plan të veprimit për punën e departamentit por edhe për punën e gjyqtarëve, për këtë Zogaj tha se çështja e krimeve të luftës do të jetë prioritet të lartë të kësaj gjykate.
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...
Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH