KGjK-ja miraton konkursin për 47 pozita për gjyqtar në gjykatat themelore

18:19 | 18 Maj 2023
E.H

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton se në takimin e 309-të me radhë, ka miratuar shpalljen e konkursit për 47 pozita të lira për gjyqtar në gjykatat themelore të Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, nga këto pozita pesë janë të rezervuara për gjyqtarë nga komuniteti serb.

Lidhur me këtë konkurs, anëtarët e KGJK-së kanë themeluar Komisionin për Rekrutimin e Gjyqtarëve, si dhe Komisionin për Rishqyrtimin e Ankesave të Gjyqtarëve në gjykatat themelore.

Takimi po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme