Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 219-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.
Siç njofton kumtesa, Këshilli, filloi takimin me shqyrtimin e propozimit të Kryetarit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, për caktimin e ushtruesit të detyrës së gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Leposaviq ku edhe caktoi si ushtruese të detyrës së gjyqtares mbikëqyrëse gjyqtaren e kësaj Gjykate, Zllata Vukašinović.
Gjithashtu, Këshilli mori vendim për shpalljen e konkursit për Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Leposaviq, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Anëtarët e Këshillit u njoftuan nga Departamenti të Administratës së Përgjithshme të Sekretariatit të KGJK për pensionimin e tre gjyqtarëve dhe morën vendim që të njëjtit të dërgohen tek Presidenti për lirim nga detyra.
Në vijim të takimit, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi listën e gjyqtarëve për të qenë pjesë e listës së Gjyqtarëve në Panele Hetimore, siç parashihet me Ligjin Nr. 06/L- 057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Anëtarët e Këshillit në pajtim me Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Gjyqtarëve votuan Panelin Hetimor prej 25 anëtarëve e që kanë mandat një (1) vjeçar. Ndërsa, dy panelet hetimore që u formuan me nga 24 gjyqtarë kanë mandat, njëra dy (2) vjeçar, e tjetra tre (3) vjeçar të cilët u zgjodhën sipas shortit.
Po ashtu, Këshilli shqyrtoi draft -Udhëzimin Administrativ për Ndarjen e Përgjegjësive të SKGJK dhe të Gjykatave në çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës dhe Prokurimit.
Ndërsa, vendimi i radhës ishte lidhur me transferimin e stafit të ZPD-së, ku Këshilli mori vendim, që stafi i ish Zyrës së Prokurorit Disiplinor të transferohet në njësinë organizative të administratës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe gjykatave të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Këshilli, shqyrtoi kërkesën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) për vazhdimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet KGJK-së dhe QKRMT-së, si dhe autorizoi Kryesuesin e KGJK-së për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.
Sipas rekomandimeve të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme të Kosovës, Këshilli votoi gjyqtaren Mejreme Memaj.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...