KfW jep grant për mënjanimi i ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë

07:00 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministria e Financave ka bërë të ditur së sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë edhe prononcim për Media.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Financave, Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme