KFT ka realizuar ushtrimin fushor “Fortuna 2”

16:33 | 22 Mars 2024
K.B

Në kuadër të përgatitjeve për validim, kompania e Dytë B e Regjimentit të Dytë(K2B) të Këmbësorisë ka realizuar Ushtrimin fushor UF ‘’Fortuna2”

Ushtrimi Fushor kishte qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të përgatis, trajnoj skuadrat e K2B-së, në Nivelin T2, këmbësori e lehtë dhe të validoj skuadrat e saj, në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit.

Komandanti i Regjimentit të dytë Nënkolonel Jaser Mulla ka përcjell nga afër drillet e betejës dhe ka vlerësuar veprimet dhe aftësitë e fituara, vullnetin dhe profesionalizimin e lartë të treguar nga pjesëtarët e K2B gjatë ekzekutimit të operacioneve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme