Dronët “Bayraktar TB2”, të prezantuar nga Kosova mund të përdoren vetëm në koordinim me KFOR-in.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim që KFOR-i, një ditë pasi kryeministri Kurti prezantoi blerjen e dronëve `Bayraktar`.
KFOR-i ka sqaruar për medie se përdorimi i të gjitha kategorive të dronëve, duke përfshirë “Bayraktar TB-2”, bëhet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se Komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.
KFOR-i ka sqaruar se mbetet në pritje nga institucionet e Kosovës që të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese.
Sipas tyre, KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e FSK-së në shuarje të zjarreve, asgjësim të mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme.
“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin me fluturime komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it. Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./RTK/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...