Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile pavarësisht disa tensioneve. Ai ka folur edhe për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së, duke i dhënë kompetenca të ushtrisë nëpërmjet ligjit.
Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, thotë se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in. Megjithatë, sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.
Këto komente gjenerali italian i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në fund të fundit i takon Këshillit Veri-Atlantik që ta marrë një vendim unanim politik se si të vazhdohet tutje.
Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pavarësisht, siç thotë ai, disa tensioneve që janë vërejtur kohët e fundit. Duke folur për procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2008, nën kujdesin e KFOR-it, gjenerali Fungo thotë se është themeluar një sistem rigoroz i verifikimit.
“Të gjithë kandidatët për FSK janë verifikuar me kujdes për të siguruar se vetëm ata me shkathtësitë më të përparuara mund t’i bashkohen FSK-së. Gjatë viteve FSK-ja ka përmirësuar aftësitë e veta në fushat e aktiviteteve, në përputhje me mandatin e saj”, ka potencuar ai.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave