KFOR-i dhe EULEX-i, sot kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta “Joint Venture 22”, në kuadër të bashkëpunimit ekzistues në fushën e sigurisë në Kosovë.
KFOR-i ka njoftuar se stërvitja u krye në modalitetin e tavolinës, me inskenime të shpeshta të informacionit të ri të krijuar për të testuar aspektet më delikate të krizave dhe menaxhimit të konflikteve në një mjedis të përbashkët operacional.
“Qëllimi i stërvitjes, i zhvilluar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luca Piperni, ishte të kontrollohej niveli i gatishmërisë në menaxhimin e emergjencave në mënyrë të koordinuar ndërmjet organizatave ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-i dhe EULEX-i”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i thotë se i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“Misioni i NATO-KFOR-it është të kontribuojë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në prani të çdo lloj paralajmërimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it./arbresh.info/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...