Zyrtarisht është dorëzuar kërkesa tek KFOR-i nga Serbia për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
Dorëzimi i kërkesës është bërë fizikisht, në pikën e Merdares.
Mediat serbe kanë publikuar pamje nga dorëzimi i kërkesës në fjalë.
Ky veprim vjen pasi mbrëmë Qeveria e Serbisë votoi pro kërkesës ndaj KFOR-it për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Serbia pretendon se këtë ia mundëson Rezoluta 1244.
Amerikanët janë shprehur kategorikisht kundër një mundësie të tillë, përmes emisarit të për Ballkanin, Gabriel Escobar. /arbresh.info/
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...