Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur sot në takim përfaqësues të KFOR-it zviceran (LMT).
Sipas njoftimit, Kryeziu ka falënderuar përfaqësuesit për kontributin institucional në ruajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit, gjatë përmbushjes së detyrave të tyre, shkruan Arbresh.info.
Më tutje bëhet e ditur se ata janë njoftuar për organizimin dhe funksionimin kushtetues dhe ligjor të Prokurorisë së Prizrenit, me punët sfidat dhe synimet e kësaj prokurorie.
“Gjatë bisedës, përfaqësuesit e KFOR-it zviceran shprehen interes të veçantë për sfidat e prokurorisë, bashkëpunimin me institucionet tjera të drejtësisë, transparencën dhe qasjen e qytetarëve në prokurori. Një tjetër temë kyçe ishte edhe diskutimi për vepra penale specifike si dhuna në familje, veprat penale kundër mjedisit”, vazhdon komunikata./Arbresh.info/
Kurti ngritë shqetësimin tek presidentin e Këshillit Evropia...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...