Trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të qëndrojnë në Kosovë edhe për tre vjet tjera, deri në fund të dhjetorit të vitit 2020.
Këshilli i Sigurisë i Këshillit Kombëtar (SiK) ka votuar në favor të këtij vendimi, por me shumicë të ngushtë. SiK e kaloi këtë vendim me 13 vota PRO dhe 11 KUNDËR.
Po ashtu, siç raporton “Handelszeitung”, SiK ka votuar kundër një projektligji të Këshillit Federal që propozonte përfundimin e misionit Swisscoy pas 2020.
Shumica e Komisionit konsideron se përfundimi i operacionit do të ishte i parakohshëm pasi që gjendja në Kosovë është shumë e paqëndrueshme.
Ndërkaq, pjesa tjetër, pakica, beson se qëndrimi i ushtarëve zviceranë në Kosovë dhe kostoja e tyre nuk arsyetohet më pasi që gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm rreth 20 vjet pas konfliktit. Komisionerët tjerë propozuan mbështetje për Kosovën me mjete civile.
Me gjithë vendimin për vazhdim të misionit Swisscoy, Këshilli Federal zviceran ka marrë vendim që numri i ushtarëve të ulet, nga 235 sa janë tani, në 190 deri në tetor të vitit 2019, ndërsa deri në fund të vitit 2020 të mbesin vetëm 165 ushtarë.
Deri më tani, Parlamenti zviceran vazhdimisht është pajtuar që të vazhdohet me operacionin paqeruajtës në Kosovë. Edhe ky vendim i SiK pritet të votohet nga Parlamenti.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...