KFOR-i, vëzhgon situatën në Graqanicë

17:18 | 25 Shtator 2021
S D

Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme në orën 01:00 të mesnatës, në Zubin Potok dhe Zveqanë në Qendrat e regjistrimit të automjeteve, prania e KFOR-it është parë edhe në Graqanicë, shkruan arbresh.info.

Për sulmet  e fundit kanë reaguar krerët shtetëror, si dhe politikanët dhe figura me rëndësi në Kosovë, të cilët e kanë quajtur sulm të sigurisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në një Konferencë për media Kryeministri Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë quajtur sulme të direkt nga inkurajimi i Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme