Komandanti i KFOR-it , Gjeneral Major Michele, përmes një konference për media të mbajtur para sisa mituash, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës jugore dhe asaj veriore që të respektojnë urdhërat e institucioneve publike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Michele, tha se situata me koronavirusin është serioze në gjithë botën.
“Dy krerët e komunës së Mitrovicës e dinë shumë mirë se situata me koronavirusin është shumë e rëndë. Është shumë serioze në Ballkan, në Evropë dhe në gjithë botën.Jam shumë i sigurt se të gjithë qytetarët e Mitrovicës, do t’i përshtaten rrethanave dhe urdhrave të institucioneve publike dhe të dy kryetarëve të dy komunave këtu në Mitrovicë”, u shpreh ai./ arbresh.info
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...