Edhe pse zbatuan masa për parandalimin e virusit Covid-19, disa pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë kanë dalë pozitivë me koronavirus, shkruan arbresh.info.
Sipas përgjigjes së zyrës për media brenda KFOR-it, thonë se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
“Si pjesa tjetër e shoqërisë, disa nga personeli ynë kanë testuar pozitiv, por gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Secili ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 ose ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinën paraprake”, thonë nga zyra për arbresh.info.
Nëse ushtarët e KFOR-it infektohen, ata trajtohen nga objektet mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin.
“Çdo komb kontribuues i KFOR-it është përgjegjës për evakuimin e personelit të vet dhe për aspektet e komunikimit të rasteve të tyre përkatëse”, thuhet në përgjigje.
Në aspektin e parandalimit, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, KFOR ka zbatuar masa të kujdesshme bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, me qëllim zbutjen e rreziqeve për personelin e saj dhe për të gjitha komunitetet e Kosovës.
Masat e tilla zbatohen në të gjitha bazat dhe objektet e KFOR-it dhe përfshijnë masa të rrepta higjienike, ekzaminim dhe kontrolle të të gjithë personelit ushtarak të vendosur në zonë, kufizime të përkohshme në aktivitete jo thelbësore./arbresh.info/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë