Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar lidhur me pretendimet se ka ‘listë të zezë’ që ndalon hyrjen e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Komunën e Leposaviqit.
KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se “pretendimet e tilla janë të pabazuara dhe i kundërshton me vendosmëri akuzat e tilla”.
“KFOR-i kërkon që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal. KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. KFOR-i gjithashtu mban komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij kryesorë. KFOR-i mban standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij, përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit në dispozicion të publikut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Ishte kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që në një intervistë për Kallxo.com, të shtunën, deklaroi se KFOR-i ia kishte ndaluar hyrjen qeveritarëve në komunën që ai e drejton, teksa ka përmendur emrin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili nuk është lejuar ta vizitojë në objektin e komunës.
Kurti: Salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së S...
A i ka prishur raportet Sara dhe Driloni?
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...
Guardiola pas humbjes ndaj United: Unë nuk jam mjaftueshëm i...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV të mërkurën prezanton kandidatët ...
KFOR-i italian donacion për shkollën `Faik Konica` në Ratish...