Ende pa u bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, tentativat për “invazionin” e pjesës veriore të Kosovës kanë dalur në sipërfaqe.
Ditë më parë, portali Arbresh.info nga burimet ndërkombëtare ka marrë vesh se rreth 500 trupa ushtarak, përfshirë disa ish-të burgosur kriminel serbë, disa prej tyre që kanë marrë pjesë në disa luftëra në Ballkan, si dhe disa ekspert ushtarak që vijnë nga ish-shtetet sovjetike, janë duke u stërvitur në katër baza ushtarake, tri prej tyre afër kufirit me veriun e Kosovës dhe një në Nish.
Të njëjtat kanë bërë të ditur se përgatitja e kësaj ushtrie i është lënë në duar, kriminelit serb, Milan Radoiciq.
Po ashtu, të njëjta burime bëjnë me dije se rreth 500 trupa të udhëhequr nga ish-gjenerali i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, tani janë në fazën intensive, duke u stërvitur dhe përgatitur për të hyrë në veri të Mitrovicës.
KFOR-i: Situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë
Lidhur me këtë çështje, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR në një përgjigje për Arbresh.info situatën në terren e ka vlerësuar të qetë, por të brishtë.
Në përgjigje, KFOR theksohet se është e rëndësishme që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të përfshihen në dialog politik.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të OKB-së (bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999) për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Misioni ynë mban një prani të dukshme dhe fleksibël dhe është i vendosur mirë për të trajtuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së. Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të përfshihen në dialog politik. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
“KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.”, theksohet tutje në përgjigje KFOR-i për Arbresh.info.
Ndryshe, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës së 24 shtatorit të vitit 2023 ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, kusi pasojë kishte mbetur i vdekur rreshteri policor, Afrim Bunjaku, si dhe ishte plagosur një tjetër polic i Kosovës.
Organet e rendit kishin konfirmuar se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia kishte gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ekskluzive nga burime ndërkombëtare: Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero