KFOR-i ka njoftuar se është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, KFOR-i shtoi se presin që të ketë përmbajtje ndaj dhunës.
“Po e monitorojmë nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet nën mandatin tonë të OKB-së, Rezoluta 1244 e vitit 1999. Që nga tetori ne kemi përforcuar praninë tonë, duke përfshirë edhe me trupa dhe patrullime shtesë në veri të Kosovës këtë javë. Ne presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me NATO-n dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve”, ka shkruar KFOR-i.
KFOR-i u ka bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen për të mundësuar lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe zgjidhja të kërkohet përmes dialogut.
“Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të përmbushim mandatin tonë të OKB-së për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet tutje në shkrimin e KFOR-it./arbresh.info/
We are closely monitoring the situation in northern #Kosovo. @NATO_KFOR has the capability & personnel to provide a safe and secure environment & freedom of movement for all communities under our #UN mandate UNSCR 1244 of 1999. pic.twitter.com/jalILscp65
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 16, 2022
Since October we’ve been reinforcing our presence, including with additional troops & patrols in northern Kosovo this week. We expect all actors to closely coordinate with @NATO_KFOR & refrain from provocative shows of force, to ensure the safety and security of all communities. pic.twitter.com/BnrbSWYI5d
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 16, 2022
We urge all sides to engage to enable security and freedom of movement in Kosovo. @NATO_KFOR will continue fulfilling our #UN mandate for all communities in Kosovo. Solutions should be sought through dialogue. pic.twitter.com/KyzQVC2eQ8
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 16, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...