Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka thënë se në Kosovë janë paraqitur disa sfida të sigurisë, ku situata e përgjithshme e sigurisë mund të bëhet shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme në mbarë rajonin me përhapje të shpejtë të dhunës.
Komandanti i KFOR-it, italiani Giovanni Fungo këto vlerësime i ka dhënë në Parlamentin Europian në Bruskel.
Ai ka thënë se siguria në Kosovë është e ndërlidhur me stabilitetin dhe sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor , ndërsa në Kosovë “çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar komandanti i forcave të NATO-s.
Gjatë debatit mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor në nënkëshillin për siguri dhe mbrojtje të PE-së ai ka sqaruar se “ekziston një ndikim i fuqishëm të Rusisë në rajon, ndonëse nuk ka fakte për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Moskës”, raporton N1info, transmeton Indeksonline.
Gjenerali Fungo ka theksuar se “tensionet politike dhe ndëretnike godasin të gjithë njerëzit në rajon” dhe ka shtuar se “tensione midis grupeve etnike gjatë muajve të fundit ka pasur sidomos në Kosovë”.
Ashtu siç është shprehur komandanti i KFOR-it, “në fakt bëhet fjalë për një ndërfutje të tërthorët , me mesazhe të fuqishme në favor të nacionalizmit serb, të dhënies së mbështetjes elitave, që shoqërohet me shumë lajme të rreme”.
Këtu bëhet fjalë, sipas komandantit të KFOR-it, për “luftën me monumente, betejën pa armë rreth simboleve të ndryshme, gjë që mund të mënjanohet sikur të kishte ndikim të medieve”.
Ato janë, ka thënë ai, sidomos ura në Mitrovicë, “treni propagandues” dhe të’ ngjashme, por tërhoqi vërejtjen se kjo përshkohet nga rreziku që lehtë të shndërrohet në dhunë.
Gjenerali italian ka thënë se për sigurinë është shumë shqetësues fakti se 366 luftëtarë islamikë nga Kosova kanë shkuar të luftojnë krah për krah me terroristët.
Ndërsa rritja e ekstremizmit fetar dhe e radikalizmit është pasojë edhe e “varfërisë dhe papunësisë”, ka shtuar ai.
Komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë ka theksuar se autoritetet në Kosovë kanë miratuar një varg masash institucionale e ligjore me qëllim që kjo të pengohet. Por, ka tërhequr vërejtjen se “gjatë muajve të ardhshëm një numër luftëtarësh islamikë do të dalin nga burgu dhe duhet të integrohen në shoqëri, që paraqet sfidë të njëmendtë”.
Gjenerali Fugo ka përmendur edhe çështjen e hetimit dhe të gjykimeve për krime lufte në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 2000, që përbën sfidë sigurie, “që do të mund të ndryshonte situatën nga vjeshta kur kjo të fillojë dhe nga kjo mund të shkaktohen probleme gjatë viteve”.
“Gjithë këta faktorë pa asnjë dyshim rrezikojnë sigurinë në Kosovë. Këtu ndikim të fuqishëm ka edhe pasiguria politike pas zgjedhjeve në Kosovë dhe problemi i dialogut midis Prishtinës e Beogradit”
“Aty janë edhe kërcënimet shumë të rrezikshme që lidhen me ekstremizmin, po ashtu edhe transformimi i Foracave të Sigurisë në Ushtri të Kosovës, që kundërshtohet fuqishëm nga Beogradi”, tha gjenerali Fungo, duke shtuar se “fundi i kësaj është shumë i pasigurt”.
Komandanti i KFOR-it ka përmendur edhe vështirësitë ekonomike të Kosovës dhe ka shtuar se “të gjitha këto elemente mund të përkeqësojnë situatën edhe ashtu të brishtë nga vitet e kaluara, krahas shtimit të jostabilitetit në Kosovë dhe në tërë Ballkanin Perëndimor”.
“Nga të gjitha këto arsye:, ka tërhequr vërejtjen ai, “situata e përgjithshme mund të bëhet shumë e brishtë dhe jostabile në rajon krahas shpërthimit të dhunës, që është shumë e mundshme”./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...