Google ADS

KFOR-i nuk do të lejojë hapa të njëanshëm

17:42 | 14 Nëntor 2018
Arbresh Info

KFOR-i nuk do të lejojë hapa të njëanshëm që do të çonin në përshkallëzimin e konfliktit në Kosovë, tha komandanti i këtij misioni ushtarak në Kosovë, Salvatore Cuoci.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ku u bisedua për gjendjen e sigurisë, vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim ruajtjen e paqes.

Kreu i KFOR-it me këtë rast porositi që të gjitha qëndrimet e kundërta të adresohen në tryezë. Ndërsa, Rakiq tha se KFOR-i do të mbetet ushtria e vetme e njohur në Kosovë që përkujdeset për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme