Google ADS

KFOR-i me konferencë të sigurisë dhe koordinimit me Policinë dhe EULEX-in

21:32 | 24 Shtator 2024
E.G

Komanda Rajonale e Perëndimit të misionit të KFOR-it  ka organizuar sot një “Konferencë të Sigurisë dhe Koordinimit”, në Kampin Villaggio Italia.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Komandantët Rajonalë të Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare të Kosovës.

“Koloneli Rocco Mundo, Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim hapi punimet, duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me të gjithë homologët e tij dhe rëndësinë e koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë./Arbresh.info/

Të ngjashme