Paqeruajtësit ndërkombëtar të KFOR-it nga Komanda rajonale në perëndim ka organizuar një konferencë për sigurinë rrugore në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.
Sipas njoftimit për media, kjo iniciativë synonte të lehtësojë bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke shkëmbyer përvojat, njohuritë dhe strategjitë e zhvilluara ndër vite për të promovuar ndërgjegjësimin për sjelljen e duhur në mesin e shoferëve, duke ulur kështu numrin të aksidenteve dhe shpëtimit të jetëve.
Gjatë konferencës u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë patrullimin e përbashkët, angazhimet me komunitetet lokale, lirinë e lëvizjes, drejtimin e sigurt të automjetit dhe parandalimin e aksidenteve, njofton KFOR-i.
Komandanti i Komandës rajonale perëndimore, kolonel Francesco Ferrara, ka nderuar kujtimin e Claudio Cadeddu, ushtarit të Ushtrisë Italiane që humbi jetën në një incident rrugor në Kosovë, më 24 tetor 2023.
Në konferencë morën pjesë autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë shefin e Operacioneve të EULEX-it, kolonel Carlos Pereira, komandantët rajonalë të Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare, kolonel Lumni Graushta, kolonel Faton Slija, kolonel Shaban Shala, kolonel Faton Pllana dhe kolonel Nexhmi Krasnipi, drejtori rajonal i OSBE-së, Riccardo Celeghini, dhe drejtori Rajonal i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lino Sciarra.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...