Google ADS

KFOR-i, kryetari i Istogut dhe Ipeshkvi i Kishës Ortodokse nënshkruajnë një kontratë

18:07 | 1 Korrik 2023
Diellza Gashi

KFOR-i ka njoftuar se sot është mbajtur një takim mes Ipeshkvit të Kishës Ortodokse, Tedosije Sibaliq dhe kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Sipas KFOR-it, ky takim është mbajtur për ta nënshkruar një marrëveshje “të rëndësishme mes dy palëve”.

“Komanda rajonale perëndimore ka mbajtur ost një takim mes Ipeshkvit të Kishës Ortodoske, Teodosije Sibaliq dhe kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme mes dy palëve lidhur me rizhvillimin e një zone urbane, duke përfshirë një shesh lojërash për fëmijë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme