Njësia e Specializuar Multinacionale çdo ditë po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave.
Kështu bën të ditur KFOR-i me anë të një njoftimi në Facebook.
Tutje thuhet se janë të fokusuar plotësisht në zbatimin e mandatit, shkruan Arbresh.info.
“KFOR MSU Së bashku më të fortë për paqe. Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) është e përfshirë çdo ditë në trajnimin e kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbajtur kapacitete të larta operacionale.”, thuhet në njoftim.
“KFOR është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...