KFOR-i kryen patrullime ditore përgjatë vijës administrative kufitare

14:24 | 24 Janar 2024
E.G

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se batalioni ORF po kryen patrullime ditore në përgjatë vijës administrative kufitare.

Me anë të një postimi në Facebook, KFOR-i theksoi se është i fokusuar në implementimin e mandatit, shkruan Arbresh.info.

“Batalioni ORF kryen patrullime ditore përgjatë vijës kufitare administrative. #KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info/

Të ngjashme