Google ADS

KFOR-i italian dhuron barna për QKUK-në (FOTO)

13:17 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Barnatorja Qendrore e QKUK/SHSKUK-së, respektivisht shërbimi farmaceutik i SHSKUK-së ka pranuar sot një donacion me medikamente nga OJQ “Perigeo”onlus (Macerata, Itali) përmes Grupit Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), KFORI-italian.

Donacioni i është dorëzuar shërbimit farmaceutik të SHSKUK-së, nga ana e nënkolonel Marco PERTILE, Shef i Zyrës së CIMIC të Grupit shumëkombësh Perëndim(MNBG-Ë) në emër të Komandant Enzo CERUZZI.

“Zyrtarët e lartë nga KFOR-i italian, janë mirëpritur nga drejtori i përgjithshëm Dr. Curr Gjocaj, në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së, ku janë njohur më për së afërmi me punën, mbarëvajtjen dhe ecurinë e furnizimit të institucioneve shëndetësore në kuadër të SHSKUK-së dhe organizimin e punës.

Drejtori i përgjigjëm ka falënderuar zyrtarët e KFOR-it italian për dhurimin e donacioneve me barna, dedikuar institucioneve nën varësi të SHSKUK-së.

Koordinatorja për çështje Farmaceutike, znj. Arijeta Stanovci, në emër të shërbimit farmaceutik të SHSKUK-së, ka shprehur mirënjohje dhe falënderimet për popullin Italian, OJQ “Perigieo onlus” dhe zyrtarët e lartë të Grupit Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) që në vazhdimësi po ofrojnë mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer, tashmë dhe me ofrim donacionesh të njëpasnjëshme me medikamente.

Donacioni i pranuar, i dedikohet disa klinikave të QKUK-së, dy Spitaleve të Përgjithshme dhe Shtëpive të Shëndetit Profesional Mendor (SHPSHM) në Prizren, njësi organizative të SHSKUK-së..

Z. Pertile ka shprehur gatishmërinë e ofrimit të donacioneve të mëtejme për SHSKUK-në dhe ka përgëzuar menaxhmentin e lartë të SHSKUK-së dhe shërbimin farmaceutik (SHSKUK) lidhur me bashkëpunimin, angazhimin, organizimin dhe shpërndarjen e barnave të ofruara si donacione, jo vetëm në QKUK, por edhe në Spitalet e përgjithshme Rajonale dhe njësi tjera organizative të SHSKUK-së.

Barnat e pranuara donacion janë; Ceftazidime, 1g/3ml im, Prednisone, 5mg, Quetiapina 300 mg, Rasagilina 1mg, Cinnarizina dhe Allopurinol”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

foto-donacioni-kfor-i_1501844481-6035806 foto-donacioni-kfor_1501844479-2337559

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme