Komanda rajonale Perëndim e KFOR-it i ka dhuruar shkollës fillore të Kaçanikut teknologji moderne për nevojat arsimore. Përfitues të këtij donacioni janë nxënësit e shkolles “Idriz Seferi” në fshatin Bob.
Siç kanë njoftuar nga KFOR, në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, mes të cilëve edhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Ferrara,
Kryetari i i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe drejtoresha e shkollës“Idriz Seferi”, Florije Zeneli Berisha.
“Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-Ë dhe drejtuesës së shkollës fillore “Idriz Seferi”, synon të përmirësojë strukturën e shkollës përmes furnizimit me 11 kompjuterëve personal, një “Board display” dhe një printer me ëireless për riprodhimin e punës së kryer.
Materiali informatik i dhuruar përshtat ofertën arsimore të shkollës me standardet evropiane, duke i bërë shërbimet më ndërvepruese për të luftuar braktisjen e shkollës dhe atë kulturore, duke pajisur strukturat e shkollës me teknologji moderne që plotësojnë nevojat e popullsisë në aspektin arsimor”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që KFOR-i dhe kontingjenti italian i kryejnë në baza gjashtëmujore.
“Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën e KS të OKB-së, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke promovuar në të njëjtën kohë aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë