KFOR-i i dhuron material informatik një shkolle në Kaçanik

19:56 | 15 Mars 2024
R J

Komanda rajonale Perëndim e KFOR-it i ka dhuruar shkollës fillore të Kaçanikut teknologji moderne për nevojat arsimore. Përfitues të këtij donacioni janë nxënësit e shkolles “Idriz Seferi” në fshatin Bob.

Siç kanë njoftuar nga KFOR, në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, mes të cilëve edhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Ferrara,

Kryetari i i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe drejtoresha e shkollës“Idriz Seferi”, Florije Zeneli Berisha.

“Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-Ë dhe drejtuesës së shkollës fillore “Idriz Seferi”,  synon të përmirësojë strukturën e shkollës përmes furnizimit me 11 kompjuterëve personal, një “Board display” dhe një printer me ëireless për riprodhimin e punës së kryer.

Materiali informatik i dhuruar përshtat ofertën arsimore të shkollës me standardet evropiane, duke i bërë shërbimet më ndërvepruese për të luftuar braktisjen e shkollës dhe atë kulturore, duke pajisur strukturat e shkollës me teknologji moderne që plotësojnë nevojat e popullsisë në aspektin arsimor”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që KFOR-i dhe kontingjenti italian i kryejnë në baza gjashtëmujore.

“Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën e KS të OKB-së, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke promovuar në të njëjtën kohë aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/

Të ngjashme