Forca paqeruajtëse që vepron edhe në Kosovë, KFOR-i, aktualisht është duke mbështetur FSK-në dhe njësitet tjera të Kosovës që po luftojnë për ta shuar një zjarr që ka kapluar rajonin e Pejës me helikopterë dhe kova Bambi.
Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në KFOR, Jace Rivard, ka thënë se kjo kërkesë për mbështetje erdhi përmes KFOR-it në Komandën Rajonale – Lindje.
“Helikopterët do të jenë në qiell gjatë orëve në vazhdim derisa zjarri të jetë nën kontroll. Do të doja të theksoja se as Komanda Rajonale – Lindja dhe as Shtabi i KFOR-it nuk është udhëheqës i këtyre përpjekjeve në luftimin e zjarrit, por jemi këtu jemi këtu me të gjitha asetet tona ajrore, për t’i mbështetur organizimet e Kosovës në Pejë që janë duke e luftuar zjarrin”, ka thënë Rivard.
Kujtojmë se rajoni i Rugovës në Pejë tash e dy ditë është duke u përballur me zjarrin teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se tashmë zjarri është lokalizuar dhe njerëzit dhe pronat e tyre janë të sigurtë. /arbresh.info/
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...