Komandanti i ri i KFOR-it, Franco Federici, ka folur për herë të parë për pritjet që i ka në misionin e tij në krye të forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, ku do jetë shef për një vit.
Gjatë një bashkëbisedimi online me disa gazetarë vendorë, gjenerali italian u deklarua për çështjet më aktuale të sigurisë në Kosovë.
Federici tha se nuk sheh rrezik për sigurinë këtu karshi deklarimeve nga Beogradi se në rast se nuk arrihet marrëveshje kompromisi me Prishtinën atëherë ka rrezik për konflikt të ngrirë.
Si shembull zyrtarët serbë e marrin rajonin Nagorno-Karabah, për të cilin Armenia e Azerbajxhani, kanë luftuar për muaj të tërë.
“Aktualisht sipas informatave që i kemi ne nuk shohim ndonjë ndryshim sa i përket sigurisë në Kosovë. Nuk ka tregues që flasin për ndryshim të situatës së sigurisë. Sidoqoftë ka një prezencë të përhershme të trupave të KFOR-it në veri në çdo rast dhe ne do monitorojmë situatën në mënyrë konstante. Por po e përsëris: Ne nuk shohim asnjë ndryshim në çështjet e sigurisë përfshirë veriun”, ka shtuar Komandanti i KFOR-it, njofton Klan Kosova.
E sa për mundësinë e ndonjë destabilizimi të situatës si pasojë e dorëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë të ish-liderëve të UÇK-së, Federici thotë se po përcjellin situatën me vigjilencë.
“Nuk kemi asnjë indikacion që tregon se situata do të ndryshojë. Të bindur jemi që secili do të sillet në mënyrë të moderuar. KFOR-i nuk është i përfshirë në Gjykatën Speciale. Kjo është temë krejt jashtë mandatit tonë. KFOR nuk bënë hetime. Megjithatë ne po përcjellim situatën dhe jemi të vëmendshëm. Jemi të gatshëm të intervenojmë nëse ka tensione e protesta”.
Gjatë intervistës online, komandanti foli edhe për çështje tjera siç janë zhvillimet në Manastirin e Deçanit, ku para ca javësh u arrit ujdia për rrugën për në Plavë që do e shmang zonën e mbrojtur rreth faltores ortodokse.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist