Google ADS

KFOR-i dhe policia ushtarake zvicerane zhvilluan trajnime për armë

17:03 | 30 Dhjetor 2024
E.H

Pjesëtarët e policisë ushtarake të Komandës Rajonale Lindore pranë KFOR-it kanë kryer trajnimin për armë bashkë me pjesëtarët e policisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Zvicrës.

Në njoftimin për media nga KFOR thuhet se puna së bashku me aleatët dhe partnerët tanë i mundëson KFOR-it të mbetet i gatshëm për t’u përgjigjur dhe mundëson ndërveprimin me ushtritë në mbarë botën

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme