Trupat ushtarake të KFOR-it kanë kryer patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës.
Në njoftim thuhet se patrullimet janë bërë brenda zonës së përgjegjësisë në mënyrë që të monitorojnë territorin dhe të sigurojnë një kornizë adekuate të sigurisë, shkruan Arbresh.info
“Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-Ë), kryen Patrulla të Përbashkëta me Policinë e Kosovës brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, në mënyrë që të monitorojnë territorin dhe të sigurojnë një kornizë adekuate të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, në njoftim thuhet se KFOT-i është gjithmonë i përkushtuar për paqe dhe pashkëpunim për qytetarët në Kosovë.
“KFOR- i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë , sipas mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurtë dhe të lirisë së lëvizjes. për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...