Pranë kufirit Kosovë-Serbi, afër Jarinjës, u raportua se janë parë helikopterë të forcave serbe të cilët po fluturonin mbi këtë zonë, shkruan arbresh.info.
Në një video e cila ka qarkulluar nëpër rrjete sociale e bërë nga protestues serb të cilët madje kanë përcjellë edhe me fjalë si “krenaria”, kanë ngjallur dyshime se ata mund të jenë helikopter të Serbisë.
Në një përgjigje për arbresh.info, KFOR mohon praninë e tyre.
Misioni i Aleancës Veriatlantike për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, KFOR- nuk ka informacione se helikopter të palës serbe të kenë vëzhguar gjendjen në kufirin e Jarinjës.
“Ne nuk kemi asnjë informacion që avionët serb kaluan mbi vijën kufitare administrative. KFOR -i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Ndonëse nuk ka asnjë incident që pesë ditë në këtë zonë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po qëndron në Jarinjë e Bërnjak, e po ashtu aty janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it./S.D/arbresh.info/
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...