KFOR-i amerikan falënderon Policinë rajonale të Ferizajt

23:14 | 4 Korrik 2024
E.G

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in amerikan, sot në 248 vjetorin, ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër falënderimi për disa pjesëtarë të saj dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës nga KFOR-i amerikan.

“Ishte Koloneli Terry A. Saul, Komandant i Grupit të Mbështetjes Zona-Ballkan (ASG-B), nga kampi ushtark i KFOR-it amerikan në ‘’Bondstell’’, i cili falënderoi dhe lavdëroi Drejtorin Rajonal, nënkolenelin Faton Pllana dhe gjithë policët për realizimin e planit operativ të koduar ‘’ 25 Vjetori i kapit Bondsteel’’ që u mbajt me datën 09.06.2024”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Ferizajt.

Bëhet e ditur se disa njësi të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, të mbështetura edhe nga njësi tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kanë qenë të angazhuara dhe të caktuara në detyra të përbashkëta me policinë ushtarake të KFOR-it amerikan në “Bondsteel”, në perimetrin e jashtëm dhe brenda kampit ushtarak për mbarëvajtjen e manifestimit, ku për nderë të kësaj dite ishin të ftuar personalitete të larta të shtetit, ushtarakë dhe shumë qytetarë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se Drejtori Rajonal i Policisë, nënkoloneli Faton Pllana në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj fillimisht uroi të gjithë pjesëtarët e KFOR-it amerikan dhe popullin amerikan për 04 korrikun,

“Ditën e Pavaresisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa falënderoj Kolonel Terry A, Saul për bashkëpunimin që policia rajonale e Ferizaj për herë të parë realizoi planin e përbashkët me Policinë Ushtarake me datën 09.06.2024, me rastin e manifestimit të 25 vjetorit të themelit të kampit ushtarak të KFOR-it amerikan ‘’Bondsteel” në Sojevë të Ferizajt .

Drejtori Rajonal Pllana kujtoi gjithashtu se policët e caktuar në këtë plan ishin në nivelin më të lartë dhe profesional të kryerjes së detyrave dhe se policia Rajonale e Ferizajt është e përkushtuar të ofrojë mbështetje dhe përkrahje policore për të gjithë mekanizmat ndërkombëtare e vendore, sa herë që paraqitet nevoja.

Të ngjashme