Google ADS

KFOR-i Amerikan dhuron donacion me pajisje mbrojtëse mjekësore për QKMF-në në Mitrovicë

15:50 | 7 Prill 2020
M. A.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka takuar përfaqësues nga KFOR-i Amerikan të cilët kanë dhuruar donacion me pajisje mbrojtëse mjekësore në parandalimin e virusit COVID-19, për Komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it, për dhurimin e këtij donacion mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se ky material menjëherë do të dërgohet për shfrytëzim nga stafi shëndetësor në QKMF, të cilët gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi.

Ky donacion përmbante këto pajisje mbrojtëse mjekësore; 550 maska të llojeve të ndryshme, 2200 doreza, 20 gel dezinfektues për duar, 2 shishe me bazë alkooli, 3 syze mbrojtëse, si dhe materiale tjera përcjellëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme