Këputet lifti që bart material ndërtimor në Mitrovicë, dyshohet se e zuri një punëtor, policia jep detaje

13:15 | 24 Qershor 2021
S D

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Mitrovicë, ku lifti që bart material ndërtimor zuri një punëtor.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti ka deklaruar se i lënduari në këtë rast është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se viktima m/sh/k, ka pësuar lëndime, nga informacionet fillestare bëhet e ditur se viktima lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ” Agim Ramadani” në Mitrovicë.I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Njësite përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes!”, tha ai.

Dëshmitarët e këtij rasti të cilët ishin prezent kanë deklaruar më parë se punëtori në këtë rast moti goditje në kokë dhe pati gjakderdhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme