Vija bregdetare me bare, restorante e kampingje, qytet me trashëgimi të pasur kulturore e historike, kjo është Lezha e të pasionuarve të natyrës dhe argëtimit.
Dita do të ju fillojë mbarë, në mëngjesin përrallor të Shëngjinit. Peizazhi mahnitës e tingujt relaksues të valëve të detit, ju japin energji e frymëzim që të zbuloni së çfarë ofron më shumë ky vend.
Lezha gjendet në Shqipërinë Veriore dhe ka një pozitë gjeografike shumë të favorshme për shkak të klimës e afërsisë me bregdetin.
“Sivjet pretendojmë, duke pas parasysh masat e mëdha që janë marrë në vaksinimin e popullatës e rënien e ndjeshme që ka pasur numri i të infektuarve në Lezhë.
Sipas parashikimeve tona do të ketë dyndje të turistëve, si nga Kosova edhe nga Shqipëria” është shprehur në një konferencë për medie, Kryetari i Komunës së Lezhës, Pjerin Ndou.
Historia përmes artefakteve të Muzeut Etnografik të Lezhës duhet të ju rrëmbejë nga ekspozimi i tepërt në diell në plazhet e bukura.
Nuk duhet të ia mohoni vetes një ndër përvojat më të bukura, që do të ju bëjnë të mësoni edhe për trashëgiminë kulturore.
“Muzeu më i pasur në Shqipëri por dhe më gjerë, pavarësisht përmasave të vogla. Çdo objekt është origjinal, nuk ka asnjë riprodhim. Në total fondi muzeal ka 843 objekte, ku të ekspozuara janë 315”, është shprehur Paulin Zefi, Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore
Vizita në memorialin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të ju mbetet një ndjenjë e paharrueshme, ku themelet e ngurta të lavdisë, qëndronin të forta e i shtonin hijeshinë gjithë qytetit.
Dy ngjarjet më të mëdha në historinë shqiptare kanë ndodhur në këtë vend: Besëlidhja e Lezhës, më 2 mars të vitit 1444, ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu bashkoi princat shqiptarë në luftë kundër pushtimit osman dhe po këtu, është vendi ku pushon i qetë Skënderbeu, i cili vdiq në Lezhë më 17 janar 1468.
Këtë, ndër të tjera, e konfirmoi edhe vetë Zefi, në një prononcim për medie.
237 lloje të bimëve dhe një botë shtazore prej 341 specieve duhet t’ju inkurajojnë të vizitoni këto bukuri të Lezhës nëse jeni i apasionuar pas biodiversitetit dhe gjuetisë.
Parku Natyror Kune-Vain-Tale paraqet zonën e parë të mbrojtur në Shqipëri, e shpallur që në vitin 1940 si një rezervat natyror është themeluar në vitin 2010.
“Kjo zonë, njihet si një ndër zonat më të mira në Evropë për shumëllojshmërinë e shpendëve”, thotë Jak Gjini, ekspert mjedisor.
Tashmë e njihni, dhe sigurisht se nuk largoheni nga Lezha pa u relaksuar në ujërat e pastër dhe ambientin qetësues tek “Rana e hedhun”.
“Zonë e formuar nga lëvizja e masave ajrore, nga era, që ka transportuar inertet nga zona e Velipojës në shpatin e malit të Rrencit dhe ka formuar këtë bukuri që është rast unikal në Shqipëri”, ka thënë për Arbresh.info, Renaldo Xhanej, Drejtor i Turizmit në këtë komunë.
Përjetoni eksperiencën unike duke përmbyllur pushimin me plot gjallëri nga përvojat që nuk do t’i harroni asnjëherë./arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot